Shkruan: Gentrit Murseli
Të dashur qytetarë,
Jam shumë krenar që në seancën e fundit për këtë mandat, me mbështetjen e Kryetarit Haziri, përkushtimin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme nga drejtoresha Meral Sadriu, me votë nga kolegët në Kuvend arrita ta përmbyll me sukses kërkesën time për rritjen e fondeve në kategorinë e subvencioneve për vitin 2022.
➡️ 150.000€ GJITHSEJ! ✅
➡️100.000€+ vetëm në drejtori të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.✅
Pra, kushtimisht më shumë përkrahje për klubet sportive, OJQ-të dhe të gjitha organizatave të tjera që funksionojnë në Gjilan.
Në bazë të planifikimit nga kryetari Haziri për vitin 2022 pa 30.000€, kemi 1 milionë euro në kategori të subvencioneve.
Zëri i secilit që lufton për drejtësi, meritokraci dhe zhvillim! ?