Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, ku do të ketë edhe debat parlamentar për grevën e përgjithshme.
Në rend të ditës, do të jenë gjithsej 16 pika dhe përveç kësaj, do të ketë edhe pyetje parlamentare.
Seanca pritet që të fillojë në orën 10:00, dhe është e para për këtë sesion vjeshtor pas pushimit të deputetëve.