Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Agjencinë Franceze për Zhvillim, për një kredi prej 60 milionë eurosh.
Mjetet do të përdoren për renovimin dhe zgjerimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Prishtinës, si dhe për ndërtimin dhe rinovimin e objekteve sportive në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se gjatë Lojërave Mesdhetare kampusi do të shërbejë si fshat i atletëve, ndërsa objektet sportive do të përdoren si qendra stërvitore.
Sipas Muratit, krahas kredisë prej 60 milionë eurosh, Kosova mund të përfitojë edhe një grant shtesë prej 10 milionë eurosh.


