Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 64 vota PËR ka shkarkuar sot kryetarin dhe shtatë anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Kuvendi i ka shkarkuar me votim veç e veç secilin anëtar.
Të sapo shkarkuarit janë: Sali Bashota/ Kryetar, Agron Gashi / Anëtar, Lirim Geci / Anëtar, Fadil Miftari / Anëtar, Ilir Bytyçi / Anëtar, Bajram Mjeku / Anëtar, Petrit Musolli / Anëtar dhe Albinot Maloku / Anëtar.