Kuvendi Komunal në mbledhjen e së enjtes (26 shtatorë) ka vendosur për të shtyrë pikën e rendit të ditës e cila ishte e paraparë për të marrë vendimin në lidhje me zyrtarizimin e ditës së diel pushim për gjithë sektoret private që operojnënë Komunën e Gjilanit.
Ky propozim do të diskutohet muaj më pas.
Bizneset në qytetin e Gjilanit kanë dalë kundër vendimit i cili pritet të merret së shpejti nga autoritetet komunale në lidhje me shpalljen e ditës së diel, si ditë pushimi.
Rregullorja për orarin e punës së subjekteve afariste nuk po mirëpritet nga shumica e bizneseve në Gjilan, me arsyetim se reduktimet e ditëve të punës, jo vetëm që u shkaktojnë humbje atyre, por edhe do të jenë të detyruar të reduktojnë numrin e punëtorëve, përderisa punëtorët dhe shoqëria civile kërkojnë që të dielave dhe gjatë ditëve të festave të mos punohet.
Bizneset e shumta gjilanase tashmë janë shprehur haptazi kundër këtij vendimi, edhe pse klasa punëtore në këtë rast është e dëmtuar