Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani në konkurrencën e femrave, ka fituar Kupën e Kosovës në Volejboll për këtë vit, ngase në finale në lojën e luajtur në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan e ka mundur ekipin M-Techenologie me rezultat 3:2.
Drita e ka nisur mirë ndeshjen dhe në setin e parë ka ngadhënyer me rezultat 25:22, mirëpo kryeqytetaset janë rikthyer në setin e dytë duke ngadhënyer me rezultat 20:25. Drita sërish është rikthyer bindshëm në setin e tretë (25:19), por sërish ra në të katërtin (23:25).
Seti i pestë ishte dramë në vete dhe vajzat që drejtohen nga Lorik Ilazi, patën përvojën e duhur për të shënuar fitore të merituar me rezultat 15:10.
Te ekipi i Dritës, të gjitha vashat dhanë maksimumin, derisa te M-Technologie në fund ra koncentrimi, sidomos në shërbim.