Finalja – Liga Gjergi Kastrioti (Femrat)
• Drita 3:0 Ferizaj
Setet: 25:11, 25:23, 25:17
Klubi i Volejbollit Drita ka shkruar histori duke fituar për herë të parë trofeun e Liges Gjergj Kastrioti – titullin e vetem që i mungonte ekipit nga Gjilani.
Dominimi i Dritës ishte i dukshëm që në setin e parë, ku skuadra zhvilloi një lojë të shkëlqyer dhe e fitoi bindshëm me rezultat 25:11.
Ferizaj reagoi në setin e dytë, duke luftuar deri në fund, por Drita tregoi qetësi dhe e mbylli atë me rezultat te ngushtë
25:23.
Ne setin e trete, Drita nuk la vend per surpriza, duke siguruar fitoren me 25:17 dhe duke ngritur trofeun e madh.
! Trofeun për kampionen e re të Ligës Gjergj Kastrioti e ndau presidenti i FVK-se, Bahri Gjinovci, ndërsa çmimin MVP, qe iu dha pasueses se Drites, Melek Erbuga, e ndau presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi.
Sekretarët e pergjithshem te te dyja federatave, së bashku me nënkryetarët dhe anëtarët e bordeve respektive, ndane medaljet per ekipet finaliste, duke kurorezuar nje edicion spektakolar të garës.
#KVdrita #Kampionet #LigaGjergjKastrioti