“Ekipi ynë KV Drita – Femrat pati kënaqësinë të vizitojë drejtuesit e Riga Pharm, një ndër donatorët kryesorë që me përkushtim na qëndron pranë në çdo hap të rrugëtimit tonë”, thuhet në njofitmin zyrtar të Klubit të Volejbollit, KV Drita nga Gjilani.
Më tej në njoftimin zyrtar të klubit thuhet:
“Gjatë vizitës, së bashku me Kupën e Ligës “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në duar, prezantuam para pronarit Veton Zeqiri dhe drejtorit Herolind Bajraliu sukseset tona të këtij sezoni, si dhe vizionin për të ardhmen.
Kryetrajneri ynë Lorik Ilazi ndau me ta të gjitha arritjet dhe said at tona, duke dëshmuar se suksesi është i ndërtuar mbi punë, përkushtim dhe mbështetje të ndërsjellë.
Në një atmosferë të ngrohtë, pronari Veton Zeqiri shprehu krenarinë që është përkrah një ekipi të tillë të suksesshëm, duke premtuar se mbështetja e Riga Pharm do të vazhdojë gjithmonë aty ku shënohen rezultatet më të larta.
Në shenjë mirënjohjeje, trajnerja Vlora Berisha ndau një fletë falënderimi dhe bileta vjetore për Riga Pharm, si një simbol i lidhjes së fortë që kemi ndërtuar bashkë.
Faleminderit Riga Pharm që besoni në ëndrrat tona, që na përkrahni pa hezitim dhe që jeni pjesë e historisë sonë të suksesshme!
Bashkë për fitore të reja!” .