Është zhvilluar ndeshja përcaktuese për kampione të Kosovës në volejboll ndër femra dhe pas një ndeshje tejet interesante në katër sete, ka qenë ekipi i Dritës së Gjilanit që për herë të tretë radhazi është shpallur kampion.
Në një atmosferë të zjarrtë, ku kanë qenë të dy tifozëritë, në setin e parë është luajtur një ndeshje e barabartë dhe seti u desh të shkojë në vazhdime dhe me rezultat 25:27 kanë ngadhënjyer mysafiret.
Në setin e dytë ishte një pasqyrë krejt tjetër, ngase vashat e Dritës, të përkrahura nga mijëra shikues, ia dolën që të ngadhënjejnë me rezultat të thellë, gjë të cilën e përsëritën edhe në setin e dytë dhe të tretë dhe në fund rezultati ishte 3:1 në sete për vendaset.
Te Drita ka funksionuar gjithçka, duke filluar nga shërbimi, pastaj loja në fushë dhe sulmi, sidomos nga pozita e qendrës ku janë dalluar pasuesja Jaha dhe lojtaret Shabani e Leka. Edhe pranuesja e shërbimeve Hyseni ishte në formë, derisa kontribut të madh në këtë fitore dhanë dy lojtaret tjera Kadriu, Prenga e Mehmeti, që ishin të pandalshme. Edhe lojtaret rezervë që në lojë i futën trajnerët Lorik Ilazi e Valon Zymberi, kanë qenë në formë dhe Drita me plot meritë është shpallë kampione.
Medaljet për finalistet i ndanë nënkryetarja e FVK-së Mimoza Shkodra – Bislimi dhe kryetari Abedin Ibrahimi, i cili kupën ia dhuroi kapitenes Adelajda Prenga – Ilazi.
Kv Drita për herë të tretë radhazi është shpallur kampion.
Ndani këtë artikull