Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi dje në Gjakovë, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Personi që ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra është, Skofiar Gjini 33-vjeçar.
I ndjeri la pas gruan dhe dy vajza.
Ndërkohë për vdekjen e tij kanë reaguar edhe miq e të afërm, të cilët kanë bërë të ditur se i ndjeri ishte djali i vetëm i familjes.