Gjelbërimi në natyrë, ngrohtësia e diellit dhe cicërimat e zogjve e bëjnë që Jonuz Cani ta dojë edhe më shumë vendin ku jeton.
Krejt kjo është përreth shtëpisë së 76-vjeçarit, i cili me profesion është mjek.
Cani, i cili është nga Llashtica e Gjilanit, përkujdeset shumë për shëndetin e tij. Ka një fizik të mirë edhe përkundër moshës. Madje, ditën gjithmonë e nis me ushtrime.
Pas ushtrimeve, ai vazhdon të ecë e nganjëherë edhe të vrapojë tek një pjesë tjetër që është e rrethuar me pemë të ndryshme.
Gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, ai thotë se alpinizmi gjithnjë e më shumë po futen në zemrat e kosovarëve.
Por, Cani është ndër të paktë persona të moshës së tij që i ka shkelur shumë maja malore.
Ai thotë se me hiking merret tash e 56 vite, dhe atë në mënyrë intensive.
Përveç ecjes në natyrë, Cani ngjitet edhe nëpër drunj. Pohon se ky është një pasion për të.
Vendosja e një hapi në barin e njomë apo edhe në balten e lagur nga shiu, është vetë mishërimi i trupit me natyrën. Andaj, Cani thotë se natyrën do të dojë deri në frymën e tij të fundit.
Për ta shikuar materialin e përgatitur nga gazetarja Syzana Hajradini, klikoni në video. /GazetaExpress/