Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për derivate.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.73 euro për litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.41 euro për litër ndërsa për produktin Gas është 0.72 euro për litër, raporton teve1.info
Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 30 dhe 31 tetor nga ora 10:00 dhe janë valide 48 orë.