Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka votuar kundër Projektligjit për pagën minimale, përkundër kolegëve të tij nga e njëjta parti që votuan pro.
Humolli iu bashkua deputetëve opozitarë, si atyre të PDK-së, LDK-së, e AAK-së, që po ashtu votuan kundër.
Pas shumë debateve, Projektligji për pagën minimale nuk kaloi tutje, pasi në votim morën pjesë vetëm 56 deputetë, me 51 që votuan pra dhe 5 kundër.