Është pikëtori, Sali Musliu, i lindur në Gjilan, në vitin 1966, ai, i cili e ka dizajnuar logon fituese të FFK-së, e cila u prezantua sot.
Ai në vitin 2001 ka diplomuar në Akademin e Artit në Dusseldorf, tek artisti me reputacion botëror, prof. Konrad Klapheck.
Ai është aktiv në skenën e artit dhe profesionalisht merret me pikturë në Frankfurt, ku vepron dhe jeton aktualisht.
Gjatë vitit 2010 ka qenë profesor i artit në Kolegjin AAB në Prishtinë, derisa më herët ka menaxhuar me galerinë-ateleun e hapur në Prishtinë. Musliu ka fituar shumë çmime si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, derisa në vitin 1999 nga Akademia e Arteve në Düsseldorf e pranoi titullin „Mjeshtër i Artit“.
Veprat e piktorit Sali Musliu gjenden të ekspozuara në institucione të ndryshme, muze të artit dhe shumë koleksione private në të gjithë botën.