Këtë fundjavë, futbolli kosovar sjell një nga përballjet më të forta të sezonit, derbin e Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, i vlefshëm për xhiron e 35-të të Superligës së Kosovës.
Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, duke filluar nga ora 16:00, në stadiumin ndihmës në Gjilan.
Takimin do ta drejtojë Genc Nuza, një nga gjyqtarët më të njohur në vend, i cili do të jetë i ndihmuar nga:
•Edmond Zeqiri – asistent i parë
•Altin Zhegrova – asistent i dytë
•Bardj Ajeti – asistent i tretë