Secili punëtor mund ta verifikojë nëse është i regjistruar nga punëdhenësi dhe nëse i njejti është duke ua paguar tatimet.
Adiminstrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se të gjithë punëtorët mund të verifikohen përmes këtij linku: https://apps.atk-ks.org/regemployer.
Në rast se shohin se punëdhënësi nuk ua paguan tatimet, atëherë punëtorët kanë të drejtë ta raportojnë atë në ATK.
ATK ka njoftuar se deri tash janë identifikuar 2 mijë e 183 punëtorë pa kontrata pune.