Çifti kanë qenë të divorcuar dhe vazhdimisht kanë pasur mospajtime mes vete, kanë treguar burimet.
Duket se deri tek akti tragjik i vrasjes së ish-bashkëshortes ka ardhur për motive xhelozie.
Banorët kanë thënë se i dyshuari fillimisht ka qëlluar viktimën, i ka bërë disa hapa nga vendi i aktit dhe është kthyer për të kryer vetëvrasjen.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së rajonin e Prishtinës Agron Borovci.