Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat minimale do të arrijnë në -2 gradë Celsius, kurse ato maksimale deri në 15 gradë Celsius, transmeton Reporteri.net.
“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizi ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të vazhdoj të mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.