Profesori dhe anëtari i LDK-së, Valon Murtezaj, i cili jeton dhe vepron në Francë ka folur rreth qëndrimit të Parisit për çështjen e liberalizimit të vizave. Nga ky shtet ishte propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë.
Murtezaj tha se ishte e pritshme mos marrja e një vendimi për vizat më 13 tetor duke thënë se ishte vetëm një takim pune.
Muretzaj shtoi se vendimi përfundimtar e që është politik merret në muajin dhjetor.
Ai në një intervistë për Frontal të T7 ka thënë se është optimist për qëndrimin e Francës.
“Vendimi përfundimisht, politik, ai është kryesori. Merret diku në dhjetor. Unë jam optimist që do të merret pozitiv. E pastaj data se kur mund të udhëtosh, është periudhë disa mujore”, ka thënë Muretzaj.
Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur me 13 tetor në Këshillin e Bashkimit Evropian, ishte propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.