Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, duke gjeneruar reshje shiu, të cilat kohë pas kohe do të jenë në formën e rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër në zona të caktuara.
Reshjet pritet të marrin intensifikim gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, të cilat në zona të caktuara do të jenë me lëvizje të ngadalshme, duke shkaktuar edhe vërshime.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 20-70 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, ku minimalet do të luhaten prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25°C. Vonë pasdite, temperaturat do të pësojnë ulje më të ndjeshme, duke zbritur nën vlerën 20°C. /MeteoKosova/