Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat më të pranishme pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës, ku mund të gjenerojnë edhe reshje të izoluara bore gjatë orëve të pasditës.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme me shpejtësi prej 10-40 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -14 deri në -8°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 4°C.
Meteo Kosova