By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Ky është personi që dyshohet se e sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi

Përditësimi i fundit: September 30, 2022 7:27 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Flori Beqiraj, dyshohet të jetë personi që e sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi, mbrëmjen e 27 shtatorit.

Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetës Nacionale, ndërkaq edhe alpinistja Mrika Nikçi, më herët konfirmoi se inicialet e të dyshuarit janë F.B.

Nikçi ndërkaq, përmes një shkrimi në Facebook tha se sulmuesi F.B, vjen nga një familje e njohur e qyteti të Pejës.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt. Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”, ka thënë ajo.

Tutje, Nikçi tha se familja e saj i janë mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve, të cilët mundësuan identifikimin dhe arresimin e sulmuesit, për të cilin tha se ka lënë një “vragë të shëmtuar” në jetën e saj.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i tha Nacionales se i dyshuari është arrestuar sot dhe është dërguar në mbajtje.

“Më datën 27 rreth orës 19:40 policia është informuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Ka ndodhë rasti i ngacmimit seksual. Policia ka punuar intesivisht për kapjen e autorit, dhe sot është bërë arrestimi i tij. I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, më herët nga Prokuroria kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur me datën 27 shtator.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se pas punës intensive me Policinë e Kosovës, ka identifikuar dhe arrestuar një person (me inicialet F.B) i cili dyshohet se me datën 27 shtator të këtij vitit ka sulmuar seksualisht viktimën femër. Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Kush është Mrika – vajza që ngjiti majat më të larta në 7 kontinente

Mrika Nikqi, aktualisht është 21 vjeçare. Në moshën 17 vjeçare, ajo bashkë me babanë e saj, Arianitin, ngjiti majat më të larta në shtatë kontintente të botës.

Mrika Nikqi, njëkohësisht është alpinistja më e re në botë që ka ngjitur këto maja dhe për sukseset e saj, kishin raportuar edhe media të ndryshme ndërkombëtare.

Kohë më parë, për Deutschë Ëelle, ajo kishte deklaruar se ngjitjen në majat më të larta e ka bërë qëllim jetësor.

“Kam hasur në ditën e majës në një lartësi prej 4 mijë e 300 metra. Kam hasur në sëmundjen e lartësisë, dhe kam menduar se aty ka përfunduar gjithçka. Pasi e kam tejkaluar atë sfidë kam arrit me ngjit majën, dhe aty ndoshta mu ka kriju qëllimi jetësor, që më këqyr deri ku po më shkon trupi, ku po më shkon mendja, dhe deri ku mundem të shkojë”, kishte thënë ajo.

Mrika vazhdimit udhëton me babanë e saj, Arianit Nikçin. Në vitin 2019, dy alpinistët kishin përfunduar me sukses ekspeditën ‘Everest 2019’ duke u ngjitur kështu në majën më të lartë të btoës.

 

Haradinaj i përgjigjet Vuçiqit: S’kemi pse ta sulmojmë Veriun, por nëse vini ju aty na gjeni
Për ju që do të ndiqni ndeshjen, këto sende nuk lejohen brenda stadiumit!
Arbër Ismajli viziton ‘Jaffa Plus’: Do të mbështesim çdo biznes vendor që punon me ndershmëri
Haxhi Shala dënohet me tre vjet burg nga Gjykata Speciale
Osmani: Disa gazetarë po hetohen si bashkëpunëtorë të Radoiçiqit
Artikulli i mëparshëm Kosova merr një tjetër mbështetje për liberalizimin e vizave
Artikulli tjetër Sektorit publik iu procesohen pagat pa shtesën prej 50 eurove

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.