Gani Neziri 172
Kandidat i Pavarur për Kryetar te Komunës së Gjilanit
PLANPROGRAMI
Pjesë të shkurtra
Shtylla III: ZHVILLIMI EKONOMIK
PLANPROGRAMI – Pjesë të shkurtra
Shtylla -I- : ARSIMI,
baza e ndërgjegjes kombëtare
Shtatë pikat bazë të organizimit:
1. Më shumë se sa dyfishimi i institucioneve parashkollore që aktualisht i ka Gjilani. Nga katër në dhjetë.
2. Duhet të merren të gjitha masat që në të gjitha shkollat fillore të rritet koha e orës mësimore nga 40 në 45 minuta. Mundësitë janë edhe sot, nuk ka nevojë për objekte të reja, veçse duhet një organizim më i vëmendshëm. Duke vlerësuar Shkollën e Mesme të Mjekësisë e cila do të ishte mirë të ndërtohet në oborrin e Spitalit Regjional.
3. Shkollat e mesme profesionale duhet të rifreskohen me profile të reja, gjithmonë në përputhje me tregun e punës dhe ndërmarrjet private prodhuese si bazë e zhvillimit ekonomik të komunës. Kjo formë pune ndërpret emigrimin e rinisë.
4. Politika duhet të krijojë kushte të mira për arsimim sa më cilësor, por jo edhe të përzihet në politikën e brendshme arsimore.
– Kryetari i Komunës zgjedh Drejtorin e Drejtorisë së arsimit si bashkëpunëtorin e parë profesional, por jo të përzihet në zgjedhjen e drejtorëve në shkolla fillore e të mesme.
– Zgjedhja e drejtorëve të shkollave mbetet detyrë krejtësisht e lirë e Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, në bashkëpunim me kolektivin e shkollës. Janë kolektivi i shkollës ata që e dinë më së miri për punën dhe përkushtimin e secilit nga kandidatët për drejtorë që dalin nga baza e atij kolektivi.
5. Secila shkollë fillore dhe e mesme duhet të ketë psikologun shkollor. Sidomos tani, me rritjen e nevojës për punë akoma më të shtuar pas gjendjes së Covid19
6. Drejtoria e Arsimit do të organizojë aktivitete të lira dhe forma të aksioneve kolektive për çdo festë kombëtare e shtetërore për humanizmin e ambientit publik duke mbjellë pemë, pastruar lumenjtë dhe hapësira të tjera nga mbeturinat, ashtu si rasti i Erion Veliajt, Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
7. Ditari shkollor elektronik, nevojë e kohës dhe lehtë mund të bëhet.
PRANDAJ, KAM NEVOJË PËR VOTËN E STRUKTURËS ARSIMORE, POR EDHE E MERITOJ ATË.
Kam nevojë dhe e meritoj votën e tyre, sepse, jam nga politikanët e rrallë që thellë në ndërdijen time e mendoj se; Struktura arsimore dhe ajo kulturore janë baza e ndërgjegjes dhe kulturës kombëtare.