Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar dje Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.
Indeksonline ka siguruar një kopje të Projektligjit i cili ndalon të gjitha lojërat e fatit me përjashtim të Lotarisë së Kosovës.
Kësisoj, ky dokument sqaron se Kuvendi duhet ta shfuqizoj Ligjin për Lojërat e Fatit dhe aktet nënligjore që janë nxjerrë për zbatimin e tij.
Ligji për ndalimin e lojërave të fatit ka gjithsej 3 nene.
Neni 1/Qëllimi – Me këtë Ligj ndalohen të gjitha lojërat e fatit me përjashtim të Lotarisë së Kosovës.
Neni 2/Shfuqizimi – Me këtë Ligj shfuqizohet Ligji nr. 04/L-080 për Lojërat e Fatit dhe aktet nënligjore që janë nxjerrë për zbatimin e tij, me përjashtim të dispozitave që ndërlidhen me nenin një (1) të këtij Ligji.
Neni 3/ Hyrja në fuqi – Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” të Republikës së Kosovës.