Ditë më parë në medie u bë e ditur se Lidhja Dmeokratike e Kosovës e ka emëruar Lutfi Hazirin si shef të negociatave mes LDK-së dhe LVV-së për arritjen e një koalicioni qeverisës.
Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, nuk ka treguar nëse Haziri do të jetë shef i këtij procesi por që, ai është nënkryetar i partisë dhe patjetër që do të jetë pjesë e këtyre bisedimeve.
“Lutfi Haziri është nënkryetar i LDK një njeri shumë proaktiv dhe i cili po ashtu ka rolin e tij në mënyrën se si LDK i trajton çështjet. Nuk e di nëse Haziri do të jetë pjesë e grupit që do të disktojnë, por normalisht që kryetari dhe nënkryetarët e partive LDK-LVV do të jenë në ceremoninë e nënshkrimit final të marrëveshjes nuk ka asnjë dyshim. Por vendimi final do të merret në struktuart e partisë që janë kryesia e partisë dhe këshilli përgjithshëm”, ka theksuar ai.//ZERI