“Kosova si vendi do të ketë mbrojten e vet. Ky popull meriton siguri dhe mbrojte. Me ushtri jemi sigurt një herë e përgjithmonë”, është porosi që del nga një serb, edhe ate nga veriu i Kosovës. Bëhet fjalë për Bojan Bozoviçin, gazetarin e lirë, i cili vite me radhë ka raportuar për disa media, por që më pas ishte punësuar në një nga ndërmarrjet e Kosovës.
Bozoviç është ndër serbët e pakët që njeh realitetin në Kosovë dhe që ka njohur edhe pavarësinë dhe shthetësinë e vendit ku jeton. Ai për shkak të këtyre qëndrimeve ka qenë i prangosur nga policia serbe dhe ka pasur kërcënime dhe montime të vazhdueshme, ashtu që disa vite më parë përfundoi në paraburgim