Në një vend mesdhetar, njerëzit jetojnë mesatarisht 84 vjet, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat.
Në Spanjë, njerëzit jetojnë mesatarisht 84 vjet.
Analistët besojnë se kjo është për shkak të dietës mesdhetare të pasur me fruta, perime, peshk dhe vaj ulliri. Gjithashtu për shkak të ditëve të shumta me diell dhe klimës së këndshme, falë të cilave banorët kalojnë më shumë kohë jashtë duke u marrë me aktivitete fizike.
Në vendin e dytë dhe të tretë janë Italia, ku njerëzit jetojnë mesatarisht 83.8 vjet dhe Malta, me jetëgjatësi prej 83.6 vitesh.
Mesatarja e Bashkimit Evropian është 81.5 vjet.
Kufiri më i ulët i moshës është në Poloni, Sllovaki, Lituani, Hungari, Rumani dhe Letoni dhe në krye është Bullgaria, ku jetëgjatësia mesatare është 75.8 vjet.