“Ky është vetëm fillimi, gjëra edhe më të mëdha na presin në të ardhmen” – mesazhi i Flamur Bunjakut pas barazimit së Dritës ndaj Feyenoordit
Skuadra nënkampione e Kosovës, Drita ka arritur të luajë baras 0:0 kundër gjigantit holandez, Feyenoord, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në një atmosferë madhështore të krijuar nga tifozët “Intelektualët”.
Pas këtij barazimi historik, ka reaguar edhe presidenti i Dritës, Flamur Bunjaku i cili ka theksuar se është shumë krenar me futbollistët stafin teknik dhe të gjithë te Drita për këtë paraqitje madhështore ndaj në skuadre si Feyenoord.
“Prej momentit që kam vendosur të investojë te Drita, e kam bërë për këto netë magjike si kjo e sontit në stadiumin e legjendës Fadil Vokrri. Kam ardhur te Drita për qytetin tim dhe për netë të mëdha evropiane si kjo. Jam shumë krenar me futbollistët, stafin teknik dhe të gjithë te Drita për këtë paraqitje madhështore ndaj një skuadre si Feyenoord që me parë ka fituar një herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë të tjera Ligën e Evropës. Ne do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për Dritën dhe qytetin, derisa ju themi tifozëve tanë Intelektualëve se ky është vetëm fillimi pasi gjëra edhe më të mëdha na presin. Faleminderit dhe Forca Drita”, ka thënë Bunjaku.
Kujtojmë se që nga ardhja e Bunjakut te bardhekaltrit, kjo skuadër është shndërruar në super fuqi në nivelin vendor, duke u paraqitur denjësisht edhe në garat evropiane.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Feyenoordit dhe Dritës, do të zhvillohet me 29 korrik në Roterdam të Holandës.