Nesër zhvillohet njëra ndër përballjet më interesante të javës në Superligën e Kosovës, ajo mes Prishtinës dhe SC Gjilanit, e vlefshme për xhiron e 12-të të kampionatit. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 18:30.
Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar tashmë edhe trupën gjykuese për këtë sfidë. Erdall Zasella do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Fatlum Berisha dhe Kastriot Peci do ta ndihmojnë atë në vijat anësore.










