Skuadra e SC Gjilanit, nesër do të zhvillojë ndeshjën kundër Lirisë së Prizerenit, ndeshje e xhiros së 25-të shkruan Radio Star.
Skuadra gjilanase pas humbjes nga Llapi në xhiron e fundit, tani kërkon fitorën e parë në këtë stinor e cila luan si vendas ndaj Lirisë.
Sot është hedhur shorti për gjyqtarët e ndeshjës dhe tani është përcaktuar Mentor Ajeti si kryesor i cili do ta gjykoj këtë sfidë.
Duke filluar nga ora 13:00, në stadiumin ndihmës në Gjilan, do të zhvillohet ndeshja e vlefshme për xhiron e 25-të./radiostar/