Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshjen me përfaqsuesit e SBASHK’ut, dhe se janë dakorduar që mësimi të fillojë të hënën. Në bazë të dokumentit që do shihni mëposhtë, bëhet i qartë propozimi i Qeverisë për mësimdhënësit, transmeton Gazeta Metro.
Dita e hënë do t’i gjejë nxënësit në banka shkollorë.
E gjitha kjo pasi që Qeveria dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës kanë rënë në ujdi.
Në bazë të një dokumenti që ka siguruar Gazeta Metro, bëhet i qartë propozimi i Qeverisë për mësimdhënësit.
Bëhet e ditur se i njëjti dokument me koeficient dhe rritje të pagave është pranuar edhe nga SBAShK-u.