Sikurse në çdo derbi tjetër edhe këtë herë shkallët e stadiumit ishin të hijeshuara me kategori të ndryshme të moshave.Këtë herë një djalosh simpatik i veshur me uniformë ushtarake mori vëmendjen në tribinën e “Skifterave”.
Ai pozoi së bashku me pjesëtarët e Policisë së Kosovës në prag të zhvillimit të derbit ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.Kujtojmë që dueli ndërmjet Dritës dhe Gjilanit i zhvilluar të shtunën përfundoi me shifrat 3-1 në favor të bardh e kaltërëve.