Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Rajonale në Gjilan është në kërkim të personit të regjistruar si i humbur.
Personi i raportuar si i humbur është Balush Ajvazi, me vendbanim në Livoçë i Epërm, i cili me datë 09.04.2020 rreth orës 10:00 ka dalë nga shtëpia dhe nga ai moment i njëjti nuk është kthyer në shtëpi.
Familja u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vend ndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërm të policisë, ose përmes numrave emergjent të Policisë së Kosovës; nga telefonia mobile 192 dhe telefonia fikse 92, apo 045565488 dhe 044296469