Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka realizuar shkyçje ilegale të lidhura në ujësjellës.
Përmes një njoftimi në Facebook, KRU “Hidromorava” ka njoftuar se shkyçjet janë realizuar dhe janë identifikuar personat të cilët kanë bërë keqpërdorimin e ujit.
Njoftohet se gjatë kontrollit kanë hasur në kyçje të palegalizuar dhe në kyçje në gypat ilegal pa ujëmatës.
Njoftimi i plotë:
Ekipet e inspektimit, vazhdojnë me verifikimin e kyçjeve ilegale🚱
📢Keqperdorimi i ujit është jo vetëm një shkelje e rregullave dhe ligjit, por është një sulm ndaj të ardhmes së mjedisit dhe të gjithë qytetarëve.
💧Mbrojtja e Ujit – detyrim ndaj brezave të ardhshëm💧