Ksamil — La Luna Resort, një nga perlat turistike të bregdetit shqiptar, ka nisur përgatitjet për sezonin e ri veror 2025, duke sjellë risi dhe standarde të reja në industrinë e mikpritjes. Me krenari, resorti tanimë përfshin edhe hotelin më të madh në jug të Shqipërisë — “6 Miljet” — një strukturë moderne që do të ofrojë akomodim luksoz dhe shërbime të nivelit europian për vizitorët vendas dhe të huaj.
E ndërtuar me kujdes dhe me vizion të qartë për të ngritur turizmin shqiptar në një nivel më të lartë, La Luna Resort po hyn në sezonin e ri me një ekip tërësisht profesional, të trajnuar sipas standardeve më të mira të mikpritjes ndërkombëtare. Që nga shërbimi në dhoma e deri te gastronomia dhe aktivitetet argëtuese, çdo detaj është menduar për të ofruar një përvojë të pakrahasueshme për pushuesit.
Resorti ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit jonian, me pamje mahnitëse dhe plazhe të kristalta, duke e bërë Ksamilin gjithnjë e më shumë një destinacion të preferuar në Mesdhe.
Drejtuesit e La Luna Resort theksojnë se investimet e reja dhe rritja e kapaciteteve janë pjesë e strategjisë për të tërhequr sa më shumë turistë nga Evropa dhe më gjerë, duke e pozicionuar Ksamilin si një pikë kyçe të turizmit elitar shqiptar.
Sezoni 2025 pritet të sjellë një bum vizitorësh, falë ofertave të pasura, eventeve speciale dhe kushteve të jashtëzakonshme që tashmë janë gati në resort.
Rezervo:Tel/Viber&Whatsap:
+38344 288 805