Shkruan: Labinot Bislimi
Një sondazh i publikuar dje tregon të gjithë kontradiktat e kësaj metode për të krijuar opinion.
Së pari, kemi të bëjmë me një keqëpërdorim të metodave shkencore të këtyre sondazhëve me qëllim që ti ofrojnë publikut atë për të cilën janë porositur. Dhe këtë mbi “legjitimitetin” e shkencës. Që në fakt kemi të bëjmë me një pseudo-shkencë dhe me njerëz që ngritin karierën e tyre duke zënë e përdorur një status të caktuar, i cili ju a mundëson të duken “neutral” e “shkencor”, por jo edhe ta arsyetojnë punën e tyre mbi këto baza.
Përkundrazi, defektet janë tepër të mëdha nga cilido kënd që të mirren, duke filluar nga “pyetjet” të cilat nuk e respektojnë metodën e deri tek përgjigjet e orientuara. Pra, këto sondazhe nuk e kanë qëllimin për ta shfaqur një fotografi të opinionit publik, por e kanë për qëllim për ta bërë opinionin publik. Dhe kjo është mëse e qartë.
Ta japim vetem një shembull.
Siç e keni parë vetë, njëra prej pyetjeve të sondazhit është kush është fajtor për bllokadën në Kuvend. Dhe, këtu përgjigjet renditen nga “të gjithë njejtë” dhe vazhdohet me partitë sipas madhësisë. Një gjë e tillë e ndikon drejtpërdrejt përgjigjen e të anketuarëve. Andaj, edhe të dalin “çuditërisht” afër 50 % e përgjigjeve “të gjithë njejtë”. Po të bëhej pyetja ndryshe apo të vendoseshin krejtësisht mundësi tjera për tu përgjigjur, do të kishim një rezultat krejt tjetër.
Por ky nuk është i vetmi shembull. Mund ta marrim edhe renditjen e partive politike. Edhe këtu kemi kontradikta të jashtëzakonshme përbrenda vet sondazhit. Bëjeni me mend se, nga njëra anë paskemi rënje të LVV në pérqindje, por paskemi rritje në ulëse. Apo paskemi ngritje të AAK-së në përqindje, por nuk po e kalojka pragun.
Në fakt, pak ka rëndësi diskutimi mbi këto kontradikta, metodat e kriteret. Ajo që përfundimisht duhet të diskutohet në vendin tonë është “legjitimiteti” i këtyre sondazhëve dhe, besa, legaliteti i tyre. Duhet të pyesim seriozisht se cili është roli i tyre në një demokraci dhe kush e si e garanton neutralitetin e tyre në vendin tonë ?
E kemi të qartë se nuk e kemi të garantuar as “neutralitetin” as kriterin “shkencor”. Por e kemi të garantuar ndikimin dhe orientimin e opinionit publik sa herë që ata shfaqen. Dhe kjo duhet të jetë tejet shqetësuese për cilëndo demokraci e sistem demokratik.
Atë që sot opinioni publik dhe politikanët e ndershëm, serioz dhe me prirje demokratike duhet të kërkojnë është : vënja nën mbikëqyrje të këtyre organizatave dhe të kētyre njerzëve që, duke u thirrur në emër të “shkencës”, ndikojnë mbi opinionin publik duke e rrezikuar seriozisht demokracinë e një vendi.
Pra, përtej cilitdo rezultat të këtyre sondazhëve tendencioze, ne duhet të jemi kundër keqëpërdorimit të tyre.
Ky është një denoncim i parë kundër sondazhëve në Kosovë. Ardhja ime e kurdohershme në pushtet do ti jap fund publicitetit të tyre përveç se në periudha tē caktuara dhe nën kontroll të plotë të ligjit.
Do i themi mjaftē këtyre organizatave dhe ndikimit të tyre nē politikën e vendit tonë sipas nevojave dhe interesave tjera.
Poshtë sondazhëve të porositura !