Fondacioni Labinot Tahiri, gjatë ditës së sotme ka grumbulluar më shumë se 60 mijë euro në sheshin e Ferizajt, për dërgimin e Enver Xhoklit dhe Fidan Gashit për trajtim në Turqi, pas djegieve që pësuan nga shpërthimi i bombolës së gazit në restorantin ”Steak House” në Ferizaj.
Këngëtari Labinot Tahiri tha se përveç qytetarëve edhe biznese të shumta kanë kontribuar në grumbullimin e këtyre mjeteve, të cilat i kanë dërguar në fondacionin që ai udhëheq.
Tahiri shpreson që gjatë ditës së nesërme të grumbullohet e gjithë shuma e nevojshme për trajtim atje, që kap shifrën e mbi 200 mijë eurove.
Megjithatë, ai theksoi se Xhokli e Gashi do të nisen sonte për në Turqi ku do të trajtohen në një spital privat me të cilin ka kontakuar direkt Tahiri.