Inspektorati Shëndetësor pas disa viteve po bëhet me kryeinspektor me mandat.
Ka përfunduar procesi i konkursit për përzgjedhjen e kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë proces i pari ka dal Labinot Zeqiri, i cili aktualisht mban pozitën e ushtruesit të detyrës. Zeqiri ka marr gjithsej 87.6 pikë.
Në vendin e dytë është Ajla Zymber Çeshko me 79 pikë.
Inspektorati Shëndetësor është me ushtrues detyre që nga viti 2019. /Gazeta Shneta/