Me këtë dëshirë e qëllim kandidatet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputete, mbajtën tubim për shpalosjen e prioriteteve të Lëvizjes që avancojnë pozitën shoqërore dhe ekonomike të grave në Kosovë.
Garantimi i përfitimit të trashëgimisë familjare, sistemi shëndetësor i fortë publik, skema e punësimit të garantuar, hapja e çerdheve dhe forcimi i edukimit parashkollor, arsimi pa pagesë në të gjitha nivelet, bursat për vajzat studente, shtesat për fëmijët, banesat sociale dhe mbrojtja e të drejtave të punëtoreve janë masat e qeverisë Kurti që ndryshojnë radikalisht gjendjen e grave e rrjedhimisht të të gjithë shoqërisë tonë.
Labinotë Demi-Murtezi: Gratë janë kusht për ta rritur dhe intensifikuar barazinë mes nesh
