Drita kaloi me sukses testin e parë ndaj KF Laçit në kuadër të pregatitjeve që po i zhvillon në Shqipëri për fazën e para-kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.
Gjilanasit fituan me rezultat minimal 1:0
Fidan Gërbeshi shënoi golin e vetëm në minutën e 55 nga pika e bardhë.
Ndryshe, edhe Laçi do të garojë në Evropë.
FC Drita do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ndaj FC Shkupit që do të zhvillohet me 19 qershor (e martë, në stadiumin e Çairit në Shkup) përpara se të transferohet në Gibraltar ku do të debutojë në Ligën e Kampionëve me datën 26 qershor ndaj FC Santa Coloma.