Banorët e lagjes “Dardania” në Gjilan, kanë mbetur pa ujë të pijshëm shkruan Radio Star.
Banorët e lagjes “Dardania”, tash e disa ditë janë duke u përballur me ndërprerje të ujit.
Kompania Rajonale “KRU Hidromorava”, nuk ka njoftuar në asnjë formë banët e lagjes se do të ketë ndërprerje të ujit, banorët thonë se shumë shpesh ata po përballen me mungesë të ujit.
Banorët e lagjes “Dardania”, kërkojnë nga kompania të jenë më të përgjegjshëm dhe të ndalojn eksperimentet e tyre, që po i bëjnë në këtë kohë dhe kërkojn një sqarim publik për ndërprerjen e ujit në lagje.