Banorët e lagjes Kamnik, janë duke u ballafaquar me mungesë të ujit të pijshëm, rruga ‘ Gjon Serreqi ‘, dhe bizneset po ankohen se nga dita e shtune nuk kanë ujë.
Një banor ka treguar për redaksinë e Radio Star dhe është ankuar se nuk kanë pasur ujë, më shumë se tre apo katër ditë jemi pa ujë, ne banorët nuk jemi të informuar nga askush pse nuk kemi ujë.
Jemi nga dita e shtune pa ujë, ky bllok ku janë qytetarët dhe bizneset e ndryshme janë pa ujë, ata kanë njoftuar institucionet përkatëse si Hidromorava dhe Shërbimet Publike në kuadër të Komunës, deri më tani qytetarët dhe bizneset nuk kanë marr asnjë përgjegjje.
Banorët thonë se ende nuk e din arsyen e ndërprerjes së ujit, shumë familje e biznese kanë mbetur pa furnizim me ujë.