Lagjja “Arbëria” ka domethënie të veçantë sepse aty e kam kaluar fëmijërinë. Por, duke qenë se problematikat i ka të përafërta me të gjitha lagjet e qytetit, do e ketë vëmendjen e barabartë si të gjithë zonat e tjera.
Ecëm për t’i prekur më së afërti problemet e banorëve. Takuam të rinjtë dhe gratë, duke u ndalur hap pas hapi për të diskutuar me të gjithë.
Gruaja përcakton të ardhmen e vet përmes votës, e ne zotohemi se garantojmë dhe ndihmojmë rolin e gruas në shoqëri.
Ndryshimin e sjellim duke punuar me njëri-tjetrin. Do të jemi prapë këtu, për të diskutuar bashkë, për të qeverisur bashkë.