Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se janë pajtuar me Aleksander Vucicin dhe Avdullah Hotin që bisedimet të vazhdojnë edhe të enjten. Ka konstatuar se dialogu është kthyer në binarë pas gati dy vitesh pauzë.
“Sapo konkluduam në takimin virutal me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministirn Hoti dhe jam i lumtur se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm dhe dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për arritjen e marrëveshjes dhe normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas 20 muajsh është rikthyer në binarë”, është shprehur Lajçak pas takimit virtual ndërmjet dy delegacioneve.
“Si rezultat i takimit të sotëm jemi pajtuar në elementet kyçe të procesit dhe agjendës për takimin e Brukselit që mbahet të enjten. Dua të falënderoj partneret tanë për angazhimin konstruktiv të treguar sot”, ka thënë Lajcak.
Ndërkohë, para takimit, Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë dialogu Kosovë-Serbi ka synim normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. Ka thënë se po lehtësojnë një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore.
Ai ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtare për BE’në.
“Kjo marrëveshje është vendimtare për popullin e Kosovës dhe Serbisë, për perspektivën evropiane, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Kjo marrëveshje është vendimtare për BE-në”, ka deklaruar ai.
Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) kishte lajmëruar se për sot zhvillimin e një video-konferencë mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Të premten u mbajt konsultimi i Hotit dhe Vuçiqit, i organizuar nga presidenti Macron dhe kancelarja Merkel, i cili përfundoi pa ndonjë sukses.
Diskutimi i sotëm janë drejtuar nga Brukseli prej vet Borrellit, i cili do të jetë i shoqëruar nga Lajçaku.