Emisari special i Bashkimit Europian Miroslav Lajçak ka folur lidhur me takimin që sot pati me Presidentin e vendit Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se Bashkimi Europian është i angazhuar që sa më shpejtë të rinis dialogu, njofton Klan Kosova.
”Ajo çfarë unë pres është që ta sjell këtë proces të nisur në 2011, në një përfundim me konkluzë të suksesshme”, është shprehur Lajçak.
Lajçak e ka cilësuar si të frytshëm takimin që pati me Presidentin e Kosovës, ndërsa paralajmëroi edhe takime të tjera me zyrtarë të tjerë të Kosovës.
Pyetur nëse do të marrë pjesë në takimin e thirrur më 27 qershor në Washington, ai la të nënkuptoi se do që dialogu të nis në Bruksel.
”Shpresojmë që ky proces, të vazhdojë dhe do të ketë takim së shpejti edhe në Bruksel”.
”Nuk e di por ajo që di është se Bashkimi Europian ka punuar afër me SHBA-të dhe gjithçka që është arritur në dialogu është rezultat i një bashkëpunimi shumë të ngushtë në mes BE-së dhe SHBA-s.
”Do të doja të vazhdojë ky komunikim i ngushtë me SHBA-të”, tha ai.