Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë dy ditore.
Në një konferencë për media pas përfundimit të takimeve, Lajçak ka thënë se të dyja palët duan që Kosova dhe Serbia ta lënë të kaluarën prapa dhe t’i normalizojnë marrëdhënieve.
Sipas tij BE-ja dhe SHBA-ja kanë bashkëpunim të ngushtë dhe kjo vizitë e përbashkët është dëshmi e kësaj.
“BE dhe ShBA kanë mbështetje për dialogun Kosovë-serbi. Ne shohim dialogun si prioritet kyç për Ballkanin Perëndimor. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të sjell përfitime, pasi qytetarët janë lodhur nga status quoja. Ne respektojmë plotësisht parimet e Kosovës në dialog që është sovraniteti, integriteti dhe kushtetutshmëria”, tha ai.
Sipas tij, dialogu nuk është çështje e Qeverisë por është jetike për Kosovën.
Ai po ashtu tha se e respektojnë plotësisht sovranitetin, integritetin dhe kushtetueshmërinë e Kosovës në dialogun me Serbinë.