Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një adresim për media pas vizitës në Kosovës, ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Lajçak ka thënë se Kosova që moti ka përmbushur kriteret për liberalizim dhe sa tani mund të jetë momentumi i duhur që kjo të ndodh, pasi siç është shprehur emisari i BE-së, mbështetja për këtë çështje nuk ka qenë kurrë më e madhe.
Megjithatë, Lajçak ka përsëritur se ky vendim mbetet në duar të anëtarëve të BE-së.
“E kuptoj. Besoni kur ju them se sa e ndjeshme është kjo çështje për juve, Jam me ju. Kosova e meriton liberalizimin e vizave. Po shfrytëzoj çdo mundësi kur flas me vendet anëtare, e di sa e rëndësishme është kjo çështje edhe për imazhin dhe kredibilitetin e BE-së. Me siguri mund të ju them, se kurrë nuk ka qenë më afër dhe më e pritshme kjo çështje sesa tani. Edhe javën e kaluar udhëheqësit e BE-së kanë folur për këtë çështje. Mbështetja dhe vëmendja për këtë çështje kurrë nuk ka qenë më e madhe”, ka thënë Lajçak.