Sot në Bruksel u mbajt një tjetër raund i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për një zgjidhje përfundimtare rreth çështjes së targave, por i dërguari i BE’së për dialog, Miroslav Lajcak, ka informuar se as sot nuk pati sukses.
“Sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel”, shkroi Lajcak në Twitter.
“Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në dosjet e tjera duke përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, përfundoi ai.
Afati i marrëveshjes së parë për targat me ngjitës ka përfunduar javë më parë, ndërsa ende vazhdohet të bisedohet për mundësinë e zgjidhjes së këtij problemi./gazetametro.net