Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka thënë se bisedimet kanë zhvilluar një hap përpara.
Lajçak tha se dy palët sot u pajtuan për të vazhduar edhe raundin e dytë të bisedimeve për financat dhe pronën.
“Sot ne bëmë një hap tjetër drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim duke mbajtur edhe raundin e dytë të bisedimeve mbi pretendimet financiare dhe pronën. Poashtu ishte hera e parë që kryenegociatori i ri serb Petar Petkovic iu bashkua diskutimeve tona. Vazhdon së shpejti”.