Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar me Bislimin dhe Petkoviqin.
Lajçak ka thënë se është biseduar për zbatimin e aneksit të Ohrit.
Po ashtu, Lajçak theksoi se kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm.
“Prita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar në substancë. Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak.